BK-PUR PREMIUM

Shkumë poliuretani me ekspansion të vogël për montim

BK-PUR PREMIUM

PËRDORIMI

Shkuma Montuese për mbushjen e kanaleve është një shkumë ndërtimore njëkomponentëshe, posaçërisht e dizajnuar për të siguruar përdorshmëri maksimale me ekspandim të vogël dhe mundësi përdorimi në temperatura deri në +35°C. Kjo shkumë ka një strukturë jashtëzakonisht të mirë edhe në +5°C. Ka një ngjitshmëri të jashtëzakonshme në beton, llaç, mure, dru, polistiren, PVC të butësuar, tulla të pjekura dhe kanale. Për mbushjen e plasaritjeve, instalimin e kornizave të dritareve dhe dyerve, izolimin e sistemeve të tubave, fiksimin e izolatorëve dhe tubave mbrojtës në mure, montimin e çative dhe vendosjen e kanaleve në çati.

PËRGATITJA E NËNSHTRESËS

Përdoret në sipërfaqe pa pluhur dhe yndyrë. Mbuloni pajisjet dhe sipërfaqet e tjera që të mos ndoten. Para aplikimit, ju rekomandojmë që të lagështoni nënshtresat e thata me ndihmë të një spërkatëseje, për të siguruar një strukturë sa më cilësore të shkumës. BK-Pur Premium Shkumën përdoreni ashtu që e largoni tapën dhe vidhoseni gypthin për spërkatje në majën e kontejnerit me shkumë. Para se të përdoret, duhet të shkundet mirë kontejneri (më së paku 30 herë). Fugat e mëdha duhet të mbushen në shumë shtresa dhe të laget ndërmjet secilës shtresë. Koha e nevojshme për të kaluar ndërmjet dy vendosjes së shkumës është 15-30 min. Gjithashtu, rekomandohet lagështimi i shkumës pas aplikimit të saj. Mos aplikoni tepër shumë shkumë, sepse vëllimi i shkumës rritet afërsisht dyfish pas aplikimit. Megjithatë, shkuma mban formën e vet pas ngurtësimit të saj përfundimtar. Për të pastruar dhe për të mënjanuar mbetjet e shkumës, duhet përdorur një mjet pastruese kur shkuma është akoma e butë. Shkuma e ngurtësuar mund të mënjanohet vetëm në mënyrë mekanike. Nuk është e qëndrueshme ndaj rrezeve ultravjollce.

KOHËZGJATJA DHE MAGAZINIMI

Në pozitë vertikale, në kushte të thata dhe në temperatura midis 5°C dhe 25°C. Data e prodhimit e shtypur në ambalazh.

PAKETIMI

750 ml

Download: