BK-PUR UNIVERSAL GUN

Shkumë poliuretani për montim dhe ngjitje - me pistoletë

BK-PUR UNIVERSAL GUN

PËRDORIMI

Shkuma njëkomponentëshe e montimit ngurtësohet me anë të lagështisë së ajrit. Përdoret për vendbashkimet midis mureve, tavaneve dhe dyshemeve, për vendbashkimet rrethore, si edhe rreth dritareve dhe dyerve. Ngjitet mirë në beton, tulla, gur, llaç, dru, metal dhe shumë materiale plastike, siç janë shkuma e polistirenit, shkuma e ngurtë PU dhe PVC.

PËRGATITJA DHE APLIKIMI

Sipërfaqja duhet të jetë e fortë, e pastër, pa yndyrë dhe pa vaj. Mbuloni sipërfaqet, mbi të cilat do të aplikohet shkuma. Ju rekomandojmë që nënshtresat e thata të lagen me ujë para aplikimit të shkumës. Shkundni bombolën para përdorimit (së paku 20 herë). Fiksoni bombolën e kthyer nga lart në pistoletën me filetë NBS. Pas kësaj, ktheni bombolën kokëposhtë dhe aplikoni shkumën. Për të rregulluar aplikimin e shkumës, përdorni ventilin në pjesën e pasme të dorezës. Mbushni zgavrën deri në gjysmë dhe në rast se lagështia është e ulët, spërkatni shkumën lehtë me ujë dhe ajo do të përhapet duke mbushur pjesën tjetër. Për të rregulluar kornizat e dritareve, përdorni distancuese dhe pykë për të mbajtur kornizën në vend për afërsisht 24 orë, derisa shkuma të ngurtësohet plotësisht. Lidhjet më të gjera dhe më të thella se 4 cm duhet të mbushen në disa shtresa. Koha midis aplikimit të dy shtresave të shkumës është 15-30 minuta. Për të pastruar dhe hequr mbetjet e shkumës, përdorni pastruesin e shkumës BK-PU ndërsa shkuma është akoma e butë. Shkuma e ngurtësuar mund të hiqet vetëm mekanikisht dhe pas kësaj sipërfaqja mund të trajtohet më tej me llaç ose lëndë hermetizuese akrilike.

TEMPERATURA E PËRDORIMIT

Nga +5°C deri +35°C.

KOHËZGJATJA DHE MAGAZINIMI

18 muaj, në pozitë vertikale, në kushte të thata dhe në temperatura midis 5°C dhe 25°C.

PAKETIMI

750 ml