BK-StirolFix 1

Ngjitës fleksibil për ngjitjen e pllakave EPS,EPS G dhe MW dhe rrjetave përforcuese. Përmban çimento bojë hiri Portland.

BK-StirolFix 1

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Ngjitës mineral fleksibël për ngjitjen e pllakave prej stiropori (pllaka EPS), stiropori me grafit (pllaka EPS G) dhe leshi mineral (pllaka MW) në sipërfaqet e fasadave të ngurta, si edhe për aplikimin e rrjetave të armaturës dhe nivelimin e gjithë sipërfaqes së fasadës. BK-StirolFix 1 përdoret si ngjitës dhe shtresë bazë, dmth. si ngjitës përforcues në kuadër të të dyja sistemeve izoluese Bekatherm (sistemi Bekatherm Standard me pllaka termo-izoluese EPS dhe sistemi Bekatherm Prestige me pllaka MW).

PËRGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset ngjitësi duhet të jetë e fortë, e pastër, pa leskërim, mbetje vaji ose boje. Betonat e lëmuar absorbues me mbetjet e papastërive nga kallëpi, është e domosdoshme që të pastrohen nën presionin e ujit të nxehtë e pastaj të bëhet grundi me BK-Beton Kontakt-in një ditë para ngjitjes së pllakave EPS. Nuk është e nevojshme të aplikohet një shtresë bazë në muret e reja prej tullash. Në qoftë se do të ngjitni pllaka në mure prej gaz-betoni, ju rekomandojmë të trajtoni sipërfaqen me BK-Nivelator sipas udhëzimeve të përdorimit. Përgatitja realizohet duke bashkuar pluhurin me rreth 26-28% ujë ( 6,5-7 l ujë për 25 kg duke) deri në homogjenizim të plotë. Masa duhet lënë të qëndrojë rreth 10 minuta, dhe pastaj të përzihet përsëri që të krijohet një ngjitës me trashësi të përshtatshme. Ngjitësi i përgatitur vendoset në pllakat termoizoluese (ngjitësi do të aplikohet përgjatë skajeve të pllakës si me pika në mes) dhe pastaj pllakat ngjiten duke u shtypur mbi sipërfaqe. Gjatë shtrirjes ngjitësi vendoset me medhëmbë mistri çeliku (madhësia e dhëmbëve 8-10 mm) në sipërfaqen e pastruar të polistirolit dhe pastaj në këtë shtresë të freskët ngjitësi vendoset rrjeta e armaturës nga lart poshtë (min. 10 cm përputhje midis rrjetave). Pas tharjes e gjithë sipërfaqja nivelohet me një shtresë të re ngjitësi, në mënyrë që trashësia përfundimtare e shtresës së ngjitësit të jetë 4-5 mm. Ngjitësi duhet ruajtur nga tharja shumë e shpejtë dhe nga ngrirja. Në qoftë se do të ngjitni pllaka MW, sipërfaqja e tërë e pllakave, ku do të aplikohet ngjitësi, duhen trajtuar me një shtresë të hollë ngjitësi. Pas kësaj, ngjitësi do të aplikohet përgjatë skajeve të pllakës MW si edhe në tri pika në mes. Në punën e mëtejshme, duhet të respektohen të njëjtat rregulla që kemi përmendur në seksionin për ngjitjen EPS. Ngjitësi duhet mbrojtur nga tharja tepër e shpejt, si edhe nga ngricat. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

TË DHËNAT TEKNIKE

Kushtet atmosferike optimale: temperatura e sipërfaqes dhe e ajrit +5°C deri +30°C. Mundësia e vendosjes së rrjetës së armaturës: pas minimum 48 orësh. Mundësia e përdorimit të shtresave përfundimtare: pas min. 7 ditësh.

SHPENZIMI MESATAR I MATERIALIT

rreth 5-6,5 kg/m2  për ngjitje dhe rreth 5-7 kg/m2 për nivelim, në varësi të kualitetit të nënshtresës, llojit të materialit termoizolues të përdorur etj.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta.

PAKETIMIN

25 kg