STRUKTURA E PRONËS

Kompania Banja Komerc Bekament është themeluar dhe tashmë që një çerek shekulli është udhëhequr me sukses nga ana e familjes Çoloviq. Rruga deri te suksesi filloi me hapa të vegjël me 4 të punësuar. Me shumë entuziazëm, punë, dashuri dhe guxim, tani është kompani e madhe me mbi 420 njerëz, por në të cilën të gjitha vendimet edhe më tej sillen familjarisht, gjë e cila i jep forcë të veçantë dhe stabilitet, për të cilën janë shumë krenarë pronarët e saj, duke e konsideruar këtë një prej sukseseve më të mëdha.

Vlerat familjare, përkushtimi dhe këmbëngulja janë bartur në çdo segment të afarizmit.

Ne e dimë
kush jemi. Ne e dimë se cilat janë vlerat tona.

KOSTA ÇOLOVIQ

KOSTA ÇOLOVIQ

Pronar i kompanisë
Banja Komerc Bekament

Ne në Bekament e tregojmë fuqinë tonë, suksesin dhe gjerësinë e kapaciteteve duke u kujdesur që me çdo të arritur të re të ndërtojmë themelet për të ardhmen më të mirë të të gjithë neve. Punojmë në mënyrë të vazhdueshme në implementimin e zgjidhjeve më bashkëkohore afariste dhe teknologjike, i ndjekim nevojat e konsumatorëve tanë dhe i përmirësojmë standardet e afarizmit. Sjellim vendime të guximshme, parashtrojmë synime të guximshme sepse e dimë se mundemi që t’i arrijmë. Nuk kemi frikë nga e reja. Hulumtojmë, krijojmë, projektojmë, ndërtojmë dhe zgjidhim. I lëvizim kufijtë tanë dhe të huaj.

Ne bëjmë më shumë se produkte.
Ne besojmë në fuqi.

ALEKSANDAR ÇOLOVIQ

ALEKSANDAR ÇOLOVIQ

Pronar i kompanisë
Banja Komerc Bekament

Ne shohim më shumë se ajo që është para nesh. Pas çdo produkti, ne shohim njerëzit, shtëpitë, momentet, jetën. Ne krijojmë zgjidhje për të nesërmen më të mirë, nga themeli e deri në kulm duke marrë parasysh vetë faktin se nën kontroll e kemi tërë procesin – nga gurorja dhe lëndët bazë e deri te produkti përfundimtar, me çka kemi krijuar standard të lartë tregtar për të ardhmen.

Ne shikojmë më tej,
shohim më shumë

DEJAN ÇOLOVIQ

DEJAN ÇOLOVIQ

Pronar i kompanisë
Banja Komerc Bekament

Në industrinë tonë punojnë shumë njerëz. Ata që prodhojnë, shpërndajnë, shesin, blejnë. Dhe të gjithë ata e bëjnë atë që e bëjmë të mundshme. Ne e kuptojmë pasionin e tyre, sepse është edhe pasioni ynë. E kuptojmë luftën e tyre, sepse është edhe lufta jonë. Edhe rruga jonë nëpër të cilin ecim me guxim dhe pa kompromis. Kualiteti është dimensioni në të cilin e kemi ndërtuar suksesin. Kualiteti është e gjitha që e bëjmë bashkë. Fryma jonë ekipore, teknologjia e punës dhe proceset që vazhdimisht i përmirësojmë. Kualiteti i produkteve tona ka krijuar emër në të cilin sot njerëzit kanë shummë besim, për të cilën jemi shumë krenar.