SiproFix BK 110 Flex

Allçi për ngjitjen e pllakave të qeramikës për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm.

SiproFix BK 110 Flex

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Përdoret për ngjitjen e pllakave qeramike (pllaka absorbuese dhe me absorbim të ulët me përmasa deri në 60x60 cm) dhe pllakave gres, mozaik, mermerit, granitit, dhe gurit natyror e artificial dhe fasadash, vetëm mbi baza të forta, ( beton, suva në bazë çementoje dhe gëlqere ), për përdorim të jashtëm dhe të brëndshëm, me ngjitshmëri të shkëlqyer, fortësi të madhe dhe qëndrueshmëri ndaj lagështisë. Përdoret për ngjitjen e pllakave qeramike absorbuese dhe me absorbim të ulët. I përshtatshëm për përdorim në banja, kuzhina, ballkone dhe tarraca.

PËRGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset ngjitësi duhet të jetë e fortë, e pastër, e qëndrueshme, jo e ngrirë, pa leskërim, pa mbetje vaji ose boje. Para ngjitjes së pllakave, këshillohet lyerja e nënshtresës BK-Ultra Prime me qëllim për të përmirësuar aderimin e ngjitësit. Për rezultate optimale kur pllakat ngjiten në sipërfaqe me absorbim të ulët ose në pllaka të tjera, përdorni në kombinim me astarin BK-Bond. Përgatitet duke e shtuar pluhurin në afërsisht 6,5 l ujë për 25 kg duke përzier fort deri në homogjenizimin e plotë . Masa duhet lënë të qëndrojë rreth 10 minuta, dhe pastaj të përzihet përsëri që të krijohet një ngjitës me trashësi të përshtatshme. Ngjitësi vendoset me ndihmën e një mistie me dhëmbë me madhësi të përshtatshme të dhëmbëve në mënyrë që minimum 65% e sipërfaqes së pllakës të jetë e mbuluar me ngjitës (në rast të përdorimit të brëndshëm) dhe minimum 90% (në rast të përdorimit të jashtëm). Madhësia e dhëmbëve mvaret nga dimensionet e pllakave (optimale 4-6 mm për pllaka të madhësisë 10-25 cm). Pllakat të vendosen mbi shtresën e ngjitësit në sipërfaqe, dhe n.q.se sipërfaqja nuk është e rrafshët të vendoset ngjitësi edhe në pllakë, dhe në këtë mënyrë të bëhet nivelimi. Pllakat poroze me thithshmëri të lartë para vendosjes duhen njomur. Ngjitësi i tepërt të hiqet me sfungjer të njomë, ndërsa pjesët e forcuara në mënyrë mekanike. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

TEMPERATURA PËRDORIMI

temperatura e sipërfaqes dhe e ajrit +5°C deri +25°C.

KOHA E PUNËS SË HAPU

rreth 30 minuta (në varësi të sipërfaqes).

MUNDËSIA E MBYLLJES SË FUGAVE

pas 24 orësh.

SHPENZIMI MESATAR

rreth 3-3,5 kg/m², në varësi të sipërfaqes dhe trashësisë se vendosjes.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta. Data e prodhimit e shtypur në ambalazh.

PAKETIMI

25 kg