SiproFix BK 155 Rapid White

Ngjitës i bardhë me karakteristika të tharjes së shpejtë për pllaka qeramike dhe graniti për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.

SiproFix BK 155 Rapid White

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Ngjitës në bazë çimentoje të bardhë me karakteristikën e mpiksjes së shpejtë për të gjitha llojet e pllakave prej qeramike me përmasa deri në 120x80 cm, mermerit, granitit, pllakave të qelqta për mozaik dhe gurit natyror ose artificial për sipërfaqet e mureve, dyshemeve dhe fasadave, vetëm mbi nënshtresa të ngurta (beton, llaçe në bazë çimentoje dhe gëlqereje ), për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm. Aderim i shkëlqyer me ngurtësi e lartë dhe qëndrueshmëri ndaj lagështisë. I përshtatshëm për aplikim në sipërfaqe me pllaka ekzistuese, si dhe në nënshtresa me ngrohje nën dysheme. Mund të përdoret për aplikimin e pllakave në pishina dhe objekte të tjera të mbushura me ujë, në sistem me shtresën hidroizoluese BK-HidroStop 2. Nuk ndryshon ngjyrën natyrale e mbulesës prej qeramike.

PËRGATITJA DHE PËRDORIMI

Nënshtresat, mbi të cilat aplikohet ngjitësi duhet të jenë të pastra, të forta, me aftësi mbajtëse dhe pa ngrica, zbehje apo mbetjet e vajit dhe bojës. Para ngjitjes së pllakave rekomandohet lyerja me BK-Bond bazament të holluar sipas udhëzimit, me qëllim të përmirësimit të aderimit të ngjitësit. Përgatitet duke e shtuar pluhurin në afërsisht 6,75 l ujë për 25 kg duke përzier fort deri në homogjenizimin e plotë. Masa lihet që të qëndrojë përafërsisht 5 minuta dhe pastaj përzihet përsëri për të siguruar që ngjitësi do të ketë një dendësi të përshtatshme. Ngjitësi aplikohet me anë të një shpatulle të dhëmbëzuar me dhëmbë të madhësisë së duhur, në mënyrë që ngjitësi të mbulojë së paku 65% të sipërfaqes së pllakës (në rast të përdorimit të brendshëm) dhe së paku 90% (në rast të përdorimit të jashtëm). Madhësia e dhëmbëve varet nga madhësia e pllakave (optimalisht 4-6 mm për pllaka me një madhësi prej 10-25 cm). Pllakat shtypen në shtresën e ngjitësit të aplikuar mbi nënshtresë, dhe në qoftë se sipërfaqja është jo e rregullt ose pllakat janë më të mëdha, ngjitësi do të aplikohet edhe në pllaka. Pllakat duhen vendosur, ndërsa ngjitësi është i freskët (para formimit të kores). Në qoftë se ngjitet mermer ose lloje të tjera guri që mund të ndryshojnë ngjyrën, mbulesa nuk do të zhytet në ujë dhe rekomandohet kryerja e një aplikimi provë të ngjitësit. Për udhëzime të hollësishme, shihni Fletën e të Dhënave Teknike të Produktit.

TEMPERATURA PËRDORIMI

Temperatura e nënshtresës dhe ajrit midis +5°C dhe +25°C.

KOHA E PËRDORIMIT

Afërsisht 40 minuta pas përzierjes, në varësi nga temperatura. Me mpiksje të shpejtë, i gatshëm për mbushjen e fugave me masë të bardhë pas 8-10 orësh. Në rast se fugat mbushen me ngjyra të tjera, koha e tharjes është 24 orë në kushte normale (Temperatura = 23-25°C, lagështia relative e ajrit 50-60%).

SHPENZIMI

rreth 3-5 kg/m², në varësi të sipërfaqes dhe trashësisë se vendosjes.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta. Data e prodhimit e shtypur në ambalazh.

PAKETIMI

25 kg