SiproFix BK 160 Super Flex

Ngjitës fleksibël për pllaka qeramike dhe graniti për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm

SiproFix BK 160 Super Flex

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Për ngjitjen e pllakave qeramike deri në 120×80 cm, mozaikëve, mermerit, granitit, dhe gurit natyror e artificial në sipërfaqe muresh, dyshemesh dhe fasadash, vetëm mbi baza të forta, (suva në bazë çementoje, gëlqere dhe betoni), për përdorim të jashtëm dhe të brëndshëm. I përshtatshëm për ngjitjen e qeramikës sipas sistemit e re në të vjetër, si dhe në sipërfaqe ku ka ngrohje të dyshemesë. Ngjitshmëri e shkëlqyer, fortësi e madhe, fleksibilitet dhe qëndrueshmëri ndaj lagështisë. I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave me absorbim të ulët (E ≤3%) dhe pllakave të mëdha (deri në 80 cm), kur instalohen në sipërfaqe me pllaka tashmë ekzistuese. I përshtatshëm për përdorim në banja, kuzhina, ballkone, tarraca si dhe në sipërfaqe ku ka ngrohje të dyshemesë.

PËRGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset ngjitësi duhet të jetë e fortë, e pastër, e qëndrueshme, jo e ngrirë, pa leskërim, pa mbetje vaji ose boje. Para ngjitjes së pllakave, këshillohet lyerja e nënshtresës BK-Ultra Prime me qëllim për të përmirësuar aderimin e ngjitësit. Për rezultate optimale kur pllakat ngjiten në sipërfaqe me absorbim të ulët ose në pllaka të tjera, përdorni në kombinim me astarin BK-Bond. Përgatitja realizohet duke bashkuar pluhurin me rreth 26-28% ujë duke e përzier në mënyrë intensive deri në homogjenizim të plotë. Masa duhet lënë të qëndrojë rreth 10 minuta, dhe pastaj të përzihet përsëri që të krijohet një ngjitës me trashësi të përshtatshme. Ngjitësi vendoset me ndihmën e një mistie me dhëmbë me madhësi të përshtatshme të dhëmbëve në mënyrë që minimum 65% e sipërfaqes së pllakës të jetë e mbuluar me ngjitës (në rast të përdorimit të brëndshëm) dhe minimum 90% (në rast të përdorimit të jashtëm). Madhësia e dhëmbëve mvaret nga dimensionet e pllakave (optimale 4-6 mm për pllaka të madhësisë 10-25 cm). Pllakat të vendosen mbi shtresën e ngjitësit në sipërfaqe, dhe n.q.se sipërfaqja nuk është e rrafshët të vendoset ngjitësi edhe në pllakë, dhe në këtë mënyrë të bëhet nivelimi. Pllakat poroze me thithshmëri të lartë para vendosjes duhen njomur. Ngjitësi i tepërt të hiqet me sfungjer të njomë, ndërsa pjesët e forcuara në mënyrë mekanike. Teprica e ngjitësit në fuga mënjanohet në mënyrë mekanike. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

TEMPERATURA PËRDORIMI

temperatura e sipërfaqes dhe e ajrit +5°C deri +25°C.

KOHA E PUNËS SË HAPUR

rreth 30 minuta (në varësi të sipërfaqes dhe ndikimeve atmosferike).

MUNDËSITË E MBUSHJES SË FUGAVE

Pas afërsisht 24 orësh, në qoftë se thahet në kushte optimale (23°C me një lagështi relative prej 50-60%).

KONSUMI I PËRAFËRT

3-5 kg/m², në varësi nga lloji dhe trashësia e nënshtresës.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta.

PAKETIMI

5 kg; 25 kg