SiproFix BK 90
Allçi për ngjitjen e pllakave të qeramikës për brendshëm.

Kalkulatori i harxhimit
PËRDORIMI
Për ngjitjen e pllakave qeramike në sipërfaqe muri dhe dyshemeje, vetëm mbi baza të forta ( beton, suva në bazë çementoje dhe gëlqere) , për përdorim të brëndshëm, me ngjitshmëri të shkëlqyer dhe fortësi të madhe.
PËRGATITJA DHE VENDOSJA
Sipërfaqja në të cilën vendoset ngjitësi duhet të jetë e fortë, e pastër, e qëndrueshme, jo e ngrirë, pa leskërim, pa mbetje vaji ose boje. Para ngjitjes së pllakave rekomandohet lyerja me BK-Ultra Prime bazament sipas udhëzimit, me qëllim të përmirësimit të aderimit të ngjitësit. Përgatitet duke e shtuar pluhurin në afërsisht 6,5 l ujë për 25 kg duke përzier fort deri në homogjenizimin e plotë . Masa duhet lënë të qëndrojë rreth 10 minuta, dhe pastaj të përzihet përsëri që të krijohet një ngjitës me trashësi të përshtatshme. Ngjitësi vendoset me ndihmën e një mistie me dhëmbë me madhësi të përshtatshme të dhëmbëve në mënyrë që minimum 65% e sipërfaqes së pllakës të jetë e mbuluar me ngjitës. Madhësia e dhëmbëve mvaret nga dimensionet e pllakave (optimale 4-6 mm për pllaka të madhësisë 10-25 cm). Pllakat të vendosen mbi shtresën e ngjitësit në sipërfaqe, dhe n.q.se sipërfaqja nuk është e rrafshët të vendoset ngjitësi edhe në pllakë, dhe në këtë mënyrë të bëhet nivelimi. Pllakat poroze me thithshmëri të lartë para vendosjes duhen njomur. Ngjitësi i tepërt të hiqet me sfungjer të njomë, ndërsa pjesët e forcuara në mënyrë mekanike. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.
KUSHTET ATMOSFERIKE OPTIMALE
temperatura e sipërfaqes dhe e ajrit +5°C deri +25°C.
KOHA E PUNËS SË HAPUR
rreth 20 min (në varësi të sipërfaqes).
Mundësia e mbylljes së fugave
pas 24 orësh.
SHPENZIMI MESATAR
rreth 3-5 kg/m², në varësi të sipërfaqes dhe trashësisë se vendosjes.
KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA
12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta. Data e prodhimit e shtypur në ambalazh.
PAKETIMI
25kg