INTERIOR

Çdo ditë njeriu kalon 16 ose më shumë orë në hapësirë të mbyllur. Për ta ndjerë veten rehat, është e domosdoshme që enterieri të jetë i shëndetshëm, i pastër dhe i rregulluar. Për mure të brendshme të patëmeta nevojiten zgjidhje të besueshme dhe shumë lehtë që kryhen. Si përgjigje në këtë sfidë, kemi krijuar INTERIOR linjën e produkteve e cila sjell sistem standard për muret e brendshme, zgjidhje të sistemeve për punimin e mureve të brendshme për hapësirat me lagështi të shtuar (kuzhina dhe banja) dhe për bllokimin e njollave nëpër muret e brendshme. Ngjyrat ekologjike dhe të ajrosshme të brendshme me bazë uji, janë prodhuar sipas eko standardeve më të larta evropiane, sigurojnë jetë të shëndetshme, pa avuj toksik dhe kimikate. Kanë fuqi të shkëlqyer të mbulimit dhe zgjedhje të mirë të nuancave.