BK-Mal 520

Llaç çimentoje për mure të brendshme dhe të jashtme

BK-Mal 520

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

Përdorim

Llaçi prej çimentoje shtrohet me makinë ose më dorë mbi mure të brendshme dhe të jashtme prej tullash, blloqesh, gaz-betoni, pllakash betoni etj. Ky produkt karakterizohet nga forca e lartë mekanike dhe aderimi i mirë në nënshtresë, kështu që ky lloj llaçi është veçanërisht i përshtatshëm për zonat me nivele të larta lagështie, siç janë tualetet, bodrumet, banjat dhe kuzhinat.


Përgatitja dhe përdorimi

Nënshtresa në të cilën aplikohet llaçi duhet të jetë e fortë dhe e thatë, pa materiale të lidhura dobët, njolla të yndyrta etj. Vrimat, fugat dhe hapjet për kabllot elektrike duhet të mbyllen para se të fillojnë punimet e suvatimit. Në rastin e mureve të ndërtuara me blloqe giter dhe tulla, si edhe në rastin e denivelimeve të konsiderueshme në sipërfaqe, duhet të aplikohet më parë një suva e holluar. Në rastin e suvatimit të betonit ose sipërfaqeve të tjera të lëmuara, nënshtresa duhet trajtuar me BK-Beton Kontakt me qëllim për të përmirësuar ngjitjen e llaçit. Në rastin e nënshtresave shumë absorbuese dhe poroze (siç janë blloqet prej gaz-betoni), nënshtresa duhet trajtuar me BK-Nivelator, në mënyrë që të parandalohet çarja dhe tharja e pabarabartë e llaçit. Për të përgatitur llaçin duhet të përzieni intensivisht pluhurin me afërsisht 21-23% ujë (dmth. afërsisht 6,5-7 l ujë për 30 kg pluhur). Aplikoni llaçin me makinë në zigzag me një trashësi prej së paku 10 mm. Në rast se keni nevojë për një trashësi më të madhe, llaçi duhet të aplikohet vazhdimisht sipas parimit "e njomë mbi të njomë" deri të arrihet një trashësi totale maksimale prej 30 mm.
Pas ca kohe, në varësi të kushteve në vendin e instalimit (zakonisht disa orë), kryhet përpunimi përfundimtar i llaçit me veglën adekuate (kruajtës, pirana etj.). Pas kësaj, sipërfaqja do të jetë e ashpër. Pamja përfundimtare arrihet me stukimin, në mënyrë që sipërfaqja të njomet me ujë dhe të stukohet me një përdaf sfungjeri, i cili jep pamjen e imët përfundimtare.
 Llaçi duhet të ngurtësohet në mënyrë të barabartë. Nuk rekomandohet ngrohja e drejtpërdrejtë e llaçit. Për udhëzime të hollësishme, shihni Fletën e të Dhënave Teknike të Produktit. 


Konsumi

Afërsisht 14-15 kg/m2/cm trashësie. 


Afati i përdorimit dhe magazinimit

12 muaj në paketimin origjinal, në një hapësirë të thatë, mbi paleta. Data e prodhimit është e stampuar në paketim. 

PAKETIMI

30 kg