CILAT JANË AVANTAZHET E ZGJIDHJES SË NJË SISTEMI TË HIDROIZOLIMIT DHE VENDOSJES SË QERAMIKËS NË BANJË?

CILAT JANË AVANTAZHET E ZGJIDHJES SË NJË SISTEMI TË HIDROIZOLIMIT DHE VENDOSJES SË QERAMIKËS NË BANJË?

CILAT JANË AVANTAZHET E ZGJIDHJES SË NJË SISTEMI TË HIDROIZOLIMIT DHE VENDOSJES SË QERAMIKËS NË BANJË?

CILAT JANË AVANTAZHET E ZGJIDHJES SË NJË SISTEMI TË HIDROIZOLIMIT DHE VENDOSJES SË QERAMIKËS NË BANJË?

Banja është një nga hapësirat më të rëndësishme në shtëpi ose banesë, por është gjithashtu pjesa më e ndjeshme e ambienteve të brendshme për shkak të pranisë së përditshme të ujit dhe lagështisë dhe gjithashtu për shkak të përdorimit të saj intensiv.

Kjo është arsyeja, për të cilën duhet kushtuar vëmendje e veçantë përgatitjes së banjës. Për të përmbushur të gjitha kërkesat estetike dhe funksionale, duhet të zgjedhim me kujdes materiale cilësore, të cilat do të lehtësojnë pastrimin e banjës, si edhe vendosjen e qeramikës dhe instalimin e saj të duhur. Për të siguruar mbrojtjen afatgjatë të banjës, kontraktorët profesionistë rekomandojnë aplikimin e zgjidhjeve sistemore.

Çfarë janë zgjidhjet sistemore për banjën dhe cilat janë avantazhet e përdorimit të tyre? Këtë do të tregojmë në shembullin vijues të HYDRO CERAMIC BATHROOM system për hidroizolimin e banjës dhe vendosjen e qeramikës.

Sistemi është një zgjidhje e besueshme, cilësore dhe ekonomike, e cila siguron mbrojtje të sigurt dhe afatgjatë kundër depërtimit të ujit dhe lagështisë. Karakterizohet nga papërshkueshmëria e lartë ujit, rezistenca ndaj mykut dhe raporti i mirë çmim – kualitet. Instalohet lehtë është i përshtatshëm edhe për ngrohjen e dyshemesë.

Për të siguruar këto avantazhe, procedura e instalimit të duhur të këtij sistemi përfshin përdorimin e shtatë materialeve të ndryshme, të  cilat kanë vende dhe role të përcaktuara saktë brenda sistemit. Këto materiale janë: 1) astar, 2) stuko vetë-niveluese, 3) shtresë hidroizoluese, 4) shirita hidroizolues, 5) ngjitës për pllaka qeramike, 6) stuko për mbushjen e fugave i 7) stuko shtupuese.

Procedura për instalimin e duhur të sistemit HYDRO CERAMIC BATHROOM

Për të filluar instalimin e sistemit, duhet të përfundojmë më parë punimet në ujësjellës, kanalizim, rrjetin elektrik, ventilim dhe ngrohje, si edhe punimet në fasadë dhe ambientet e brendshme.

Meqenëse nuk ka sipërfaqe krejtësisht të sheshta gjatë finiturës, nënshtresat e parregullta duhet të përgatiten. Së pari, duhet të fshijmë pluhurin e sipërfaqes dhe, pas kësaj, të aplikojmë astarin. Si astar do të përdorim BK-Ultra Prime. Kjo shtresë përmirëson ngjitjen, uniformizon thithjen dhe lidh grimcat e pluhurit.

Për të siguruar një sipërfaqe mjaft të sheshtë, pa skaje të mprehta dhe dëme, duhet të kompensohen parregullsitë në sipërfaqen horizontale të dyshemesë. Për këtë qëllim, ne e rekomandojmë stukon vetëniveluese BK-Liv 10. Kjo stuko përdoret për nivelimin e shtresave të holla të sipërfaqeve prej betoni dhe lustrave prej çimentoje para se të aplikohet shtresa hidroizoluese. Pas tharjes, kjo nënshtresë dhe muret duhet të trajtohen me nënshtresën universale BK-Ultra Prime.

Instalimi i shtresës hidroizoluese

Pasi të mbarojë periudha e tharjes së nënshtresës, do të aplikojmë shtresën hidroizoluese. Sistemi HYDRO CERAMIC BATHROOM përfshin BK-HidroStop 2, një shtresë hidroizoluese, dykomponentëshe dhe fleksibël, me polimere dhe çimento për mbrojtjen horizontale dhe vertikale të sipërfaqeve nga lagështia.

Hapi i parë në përdorimin e shtresës hidroizoluese në sistemin HYDRO CERAMIC BATHROOM nënkupton aplikimin e saj në vendbashkimet e sipërfaqeve të kontaktit. Shiriti elastik hidroizolues BK Tape shtypet në shtresën e parë të BK-HydroStop 2, e cila aplikohet në qoshe, si edhe në vendbashkimet e dyshemesë me murin. Pas kësaj, shtresa hidroizoluese e dytë aplikohet përgjatë shiritit.

Në sipërfaqen e mbetur të mureve dhe dyshemesë aplikohet shtresa hidroizoluese, duke bashkuar pjesët ku ndodhen shiritat hidroizolues. Shtresa e dytë aplikohet pasi shtresa e parë është tharë për 12 orë por është ende e lagur. Veshja e dytë aplikohet kryq e tërthor, në një kënd prej 90 gradësh kundrejt drejtimit të aplikimit të shtresës së parë. Trashësia totale e shtresës duhet të jetë afërsisht 2 mm.

Ngjitja e pllakave të qeramikës

Pasi shtresa hidroizoluese e dytë është tharë për së paku 24 orë, filloni t’i ngjitni pllakat qeramike. Zgjedhja e ngjitësit varet nga përmasat dhe lloji i pllakave, qëndrueshmëria e tyre ndaj ujit dhe kushtet e planifikuara të përdorimit.

Së pari, SiproFix BK 160 Super Flex, një ngjitës fleksibël për pllaka qeramike dhe pllaka prej graniti për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm, aplikohet në sipërfaqen e trajtuar paraprakisht me shtresën hidroizoluese. Ky ngjitës mund të përdoret gjithashtu për ngjitjen e pllakave me format të madh, si edhe në sistemet e ngrohjes nën dysheme.

Hapi vijues është instalimi i pllakave qeramike. Duke marrë parasysh se ato instalohen sipas procesit të ngjitjes së kontaktit, së paku 65% e sipërfaqes së pllakës duhet të mbulohet me ngjitës. Për të siguruar një hapësirë uniforme midis pllakave, do të përdorim distancues plastikë.

Fugimi dhe vulosja

Pasi ngjitësi është plotësisht i thatë, ne fillojmë punimet e fugimit dhe vulosjes.  BK-Fugomal është një stuko cilësor i papërshkueshme nga uji, i cili përdoret për fugimin e pllakave. Ajo është e destinuar për fuga me një gjerësi deri në 10 mm dhe është në dispozicion në 24 nuanca të ndryshme. Stukoja e fugimit aplikohet me një përdaf gome, diagonalisht ndaj linjës së fugës (në një kënd prej 45 gradësh). Përdoret në enterier dhe në eksterier, në sipërfaqe vertikale ose horizontale.

Në fazën përfundimtare të instalimit të sistemit HYDRO CERAMIC BATHROOM për hidroizolimin e banjës dhe vendosjen e qeramikës aplikohet  BK-Silicon Sanitar. Kjo stuko sanitare prej silikoni përdoret për të vulosur vendbashkimet midis pllakave qeramike në qoshe, si edhe në vendet ku muri bashkohet me dyshemenë, dhe gjithashtu për të vulosur vendbashkimet midis pllakave dhe mobilieve të banjës. Stukoja prej silikoni është e qëndrueshme ndaj plakjes, tkurrjes, plasaritjes, mykut, rrezatimeve UV dhe efekteve të ujit.

A dëshironi të dini më shumë? Për informacion shtesë lidhur me sistemet hidroizoluese, metodat dhe çmimet e instalimit, ju mund ta kontaktoni ekipin profesional të ndihmës teknike të kompanisë Bekament përmes adresës së postës elektronike tehnicka.podrska@bekament.com

Ju ftojmë të na vizitoni në rrjetet tona sociale  Facebook / Instagram dhe të ndani me ne se cilat janë, sipas mendimit tuaj, avantazhet e një sistemi hidroizolues cilësor?

A ju pëlqen teksti? Ndajeni me miqtë tuaj.

We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. We also share information about your use of our site with our social media, advertising and analytics partners who may combine it with other information that you’ve provided to them or that they’ve collected from your use of their services.
We use cookies to personalise content and ads.